kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

Ju shqetëson dridhja e syve tuaj?


26.02.2014

Ju jeni duke kaluar ditën tuaj kur papritmas syri juaj fillon të dridhet. Është e paparashikueshme, e pavullnetshëm, dhe mbi të gjitha, është e bezdisshëme. Pra, pse qepallat tona nganjëherë dridhen?

Dridhja e syve, të cilat më së shpeshti ndodhin në qepallën e sipërme ( por që mund të ndikojnë në të dy qepallat e syrit) , që përfshijë një përsëritje të vrullshme dhe të pavullnetshme të qepallave. Ndonjëherë kjo mund të përsëritet shumë herë gjatë një dite apo gjatë një kohe. Por pse ndodhë kjo?

Dridhjee e syri mund të fillojnë për shumë arsye, duke përfshirë ndjeshmëri të lehtë, sytë e thatë, dhe madje stresi, lodhje apo nëse konsumojnë shumë kafeinë, duhan apo alkool.

Megjithatë, ka edhe shkaqe shumë serioze. Në raste të rralla, dridhja kronike apo spazma mund të tregojnë një çrregullim neuromuskular të tilla si sindromi Tourette. Disa medikamente të përdorur për të trajtuar sëmundje si epilepsi, mund të shkaktojnë dridhje kronike të syve.

Pra çfarë mund të bëjmë për këtë?

Shpresojmë që dridhja do të kalojë më vete. Por nëse ju jeni të shqetësuar apo nëse keni simptoma të tjera ( si dhimbje ose spazma në pjesë të ndryshme të fytyrës tuaj ), ju lutem flisni me një mjek apo një oftalmolog ( mjek i syve).

Ju mund të provoni duke marrë një pushim nga aktiviteti juaj të tanishme dhe për të kontrolluar për ndonjë ndikim irritues të dukshëm të syve. Është gjithashtu një ide e mirë për të shmangur ekspozimin në dritën e ndritshme dhe për të reduktuar konsumin e kafeinës, alkoolit dhe duhanit.